REVOLUCION: Conte transferon katër yje, ja si do të rreshtohet Interi sezonin e ardhshëm (FOTO)

Revolucion te Interi, Antonio Conte transferon katër yje!

Antonio Conte është trajneri më i përfolur ditët e fundit në mediat sportive.

Mediat italiane kanë lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Inter do ta shkarkojë Inazghin dhe në vendin e tij do ta zërë Conte.

Calcio Mercato, ka zbuluar se si do të rreshtohet Interi nën drejtimin e Contes, por edhe katër përforcimet që 53-vjeçari ia ka kërkuar drejtuesve.

Nën drejtimin e Contes Inter do të luaj me skemën 3-5-2. Në vijën e mbrojtjes do të rreshtohen Scalvini, Smalling dhe Bastoni.

Smalling do t’i bashkohet Neroaxurëve me parametra zero, ndërsa për Scalvinin, Inter do të paguaj 30 milionë euro.

Në mesfushë do të rreshtohen Cancelo, Barella, Brozovic, Kessie dhe Dimarco. Cancelo nuk po bind te Bayerni dhe Inter synon huazimin e tij nga City, ndërsa sa i përket Kessie, Neroaxurët do ta blejnë kartonin e tij për 20 milionë euro.

Në vijën e sulmit do të rreshtohet dyshja Lukaku-Lautaro. Dyshja Lu-La shkëlqeu nën drejtimin e Contes dhe strategu italian beson se mund ta rikthejë përsëri belgun në formën e tij më të mirë.

Inter pritet të arkëtojë 80 milionë euro nga shitja e Dumfries dhe Calhanoglu, para të cilat do ti shpenzojnë për përforcimet e reja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here