Shkëmbim spektakolar: Pogba në Paris, ndërsa ylli i PSG te Juventusi

PSG dhe Juventus shkëmbejnë yjet e tyre!

Juventus-i dëshiron të heqë qafe Pogba-n dhe me vendimin e mos grumbullimit për ndeshjen ndaj Freiburg-ut, i marrë zyrtarisht për shkak të vonesës së francezit në darkën e zhvilluar para ndeshjes, ka nisur të përgatisë terrenin.

Në fund të fundit, një klub në rrezik të përjashtimit nga kupat e Europës nuk mund të përballojë një lojtar me rrogë 8 milionë euro neto plus bonuse të garantuara.

Juvntus mund të marrë rrugën e zgjidhjes së parakohshme të kontratës që skadon në vitin 2026 si mjeti i fundit. Megjithatë, zgjidhja e parë mund të jetë ajo e një shkëmbimi.

Me kë? Me PSG-në, nëse Zidane, – një admirues i Pogba, – do të bindej nga Al-Khelaifi të ulej në stolin parisien në vend të Galtier, që duket se do të shkarkohet në fund të sezonit pas daljes së tij në 1/8-at Champions League nga Bayern Munich.

Me ndërmjetësimin e Pimenta, klubi bardhezi mund të përpiqet të realizojë një ‘shkëmbim’ në mënyrë të barabartë me një nga lojtarët që vështirë se do të jetë pjesë e planeve të ardhshme të Paris Saint-Germain dhe që tashmë janë vlerësuar nga Continassa për disa vite: po flasim për ish-lojtarin e Napoli-t Fabian Ruiz.

Është tre vjet më i ri se Pogba dhe është paguar 25 milionë verën e kaluar, për këtë arsye klubi francez ka shumë mundësi të mos jetë dakord për shkëmbimin e barabartë. Me vlerësime të ndryshme (në avantazh të PSG-së) apo me formulën e huazimit reciprok, operacioni në aksin Torino-Paris mund të realizohet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here