M’Bala Nzola transferohet te gjiganti italian.






Sulmuesi i Spezias, MBala Nzola po shkëlqen këtë sezon duke realizuar 14 gola dhe 3 asistime në 24 ndeshje të luajtura.






Falë paraqitjeve mbreslënëse, Nzola ka përfunduar në shënjestrën e gjigantëve italian dhe në verë do të largohet nga Spezia.






Nzola ka kontratë me Spezia deri në vitin 2024 dhe nga shitja e tij pritet të arkëtojnë 10 milionë euro.






Calcio Mercato, shkruan se Milan dhe Lazio do të duelojnë në merkaton e verës për shërbimet e Nzola.






Milan është në kërkim të një qendërsulmuesi dhe Nzola ka përfunduar në shënjestrën e Maldinit.






Lazio e ka piketuar sulmuesin 26-vjeçar si zëvendësuesin ideal të Insignes dhe në verë do të kemi derbi për shërbimet e Nzola.





