Rafael Leao drejt largimit, Milan ka gjetur zëvendësuesin.






Sulmuesi i Milanit, Rafael Leao është njëri nga lojtarët më të përfolur në mediat sportive ditët e fundit.






Një nga përparësitë e merkatos së Milanit është rinovimi i kontratës së portugezit, por kjo telenovelë duket se nuk do të ketë një fund të lumtur.






Sipas Calcio Mercato, dyshja e merkatos kuqezi Maldini-Massara kanë gjetur zëvendësuesin.






Bëhet fjalë për sulmuesin e Barcelonës, Ansu Fati, i cili pritet të largohet nga Camp Nou pas përfundimit të sezonit.






Ansu Fati nuk po gjen formën e duhur pas rikthimit nga lëndimi dhe Blaugranët janë të gatshëm ta lënë të lirë të largohet.






Milan synon huazimin e Ansu Fati me opsion blerjeje, në rast se Leao largohet në verë.






Fati ka kontratë me Barcleonën deri në vitin 2027 dhe për kartonin e tij Milan do të duhet të paguaj 50 milionë euro.





