Lajm i bujshëm nga Italia, Julian Alvarez huazohet në Serie A.
Sulmuesi argjentinas, Julian Alvarez rinovoi kontratën me Manchester Cityn deri në vitin 2028, por në verë mund të largohet nga Etihad.
Alvarez realizoi katër gola në Botëror për Argjentinën dhe pas paraqitjeve mbreslënëse vështirë se do të qëndrojë në stol te City.
Te City, Alvarez ka realizuar 10 gola dhe 2 asistime në 33 ndeshje të luajtura këtë sezon, ndërsa vlera e tij në treg është 50 milionë euro.
Haaland është titullar i padiskutueshëm dhe drejtuesit e City janë të gatshëm ta huazojnë argjentinasin.
Sipas Calcio Mercato, Inter synon huazimin e Alvarez sezonin e ardhshëm, pasiqë Neroaxurët nuk do ta blejnë kartonin e Lukakut.
Drejtuesit e Interit synojnë të formojnë një dyshe argjentinase në sulm me Lautaro-Alvarez.