Serie A: I katërti në renditje mund të mos shkojë në Champions, ja arsyeja…

Pas 27 javësh kampionat në Serie A, lufta për kualifikim në Champions League është gjithnjë e më e ngjeshur, me gjashtë skuadra që i ndajnë 11 pikë.

Pas Napolit, shumë i sigurt drejt fitimit të titullit të tretë në historinë e vet, beteja është shumë e ethshme.

Lazio është në vendin e dytë aktualisht me 52 pikë, përpara Interit (50 pikë), Milanit (48 pikë) dhe Romës (47 pikë).

Pak më larg, por ende në garë, janë Atalanta dhe Juventusi, përkatësisht me 45 dhe 41 pikë.

Sidoqoftë, arritja e vendit të katërt në Serie A në fund të këtij sezoni nuk është sinonim i kualifikimit automatik për edicionin e ardhshëm të Champions League.

Në fakt, rruga e skuadrave italiane në kompeticionet europiane rikthen gjithçka në lojë.

Nëse një nga skuadrat e Serie A do ta fitonte Ligën e Kampionëve dhe nuk do të përfundonte në katër vendet e para të kampionatit italian, dhe të njëjtën gjë do të bënte një nga skuadrat e përfshira në “Europa League” (Juventusi dhe Roma), tri të parat në Serie A do të kualifikoheshin, plus fituesi i Champions League apo “Europa League”, ose të dy së bashku nëse ndodh kështu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here