Oferta tunduese ka arritur, Mike Maignan largohet nga Milani.
Mike Maignan është zbulimi i madh i Milanit në sezonin e kaluar. Rosonerët e transferuan francezin nga Lille për 15 milionë euro dhe ishte njëri nga më meritorët në fitimin e titullit sezonin e kaluar.
Falë paraqitjeve mbreslënëse, Maignan ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve europian dhe sipas raportimeve të fundit Milan ka marrë një ofertë tunduese për 27-vjeçarin.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Chelsea synon transferimin e Maignan në verë dhe Blutë e Londrës janë të gatshëm t’ia ofrojnë Milanit 40 milionë euro dhe kartonin e portierit Edouard Mendy.
Rosonerët nuk ia kanë mbyllur derën ofertës së Chelsea dhe bisedimet pritet të fillojnë pas përfundimit të sezonit.