Çfarë tradhëtie: Conte dhe ylli i Interit transferohen së bashku te Milani

Lajm bombastik nga Italia, Antonio Conte rikthehet në Serie A.

Antonio Conte është trajneri më i përfolur në mediat sportive ditët e fundit, pasiqë është shumë pranë shkarkimit nga Tottenham.

Conte është i lidhur me një rikthim në Serie A dhe mediat italiane kanë lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Milan po mendon për t’ia besuar drejtimin e skuadrës 53-vjeçarit.

Paraqitjet zhgënjyese deri tani në kampionat mund të bëjë që klubi milanez ta lirojë Piolin nga detyrat e tij dhe të hapë një cikël të ri.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se në rast se Conte merr drejtimin e Milanit, transferimi i tij i parë do të jetë nga rivalët e përjetshëm të Rosonerëve.

Sipas Calcio Mercato, Conte do t’ia kërkojë drejtuesve të Milanit transferimin e Marcelo Brozovic, i cili në verë pritet të largohet nga Interi.

Conte e ka drejtuar mesfushorin kroat për dy sezone te Interi duke u shpallur edhe kampion në Serie A.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here