Shkëmbim spektakolar: Camavinga transferohet te gjiganti italian

Shkëmbim spektakolar, Eduardo Camavinga transferohet në Serie A.

Mesfushori francez, Eduardo Camavinga mund të largohet nga Reali në merkaton e verës, pasiqë Perez është i gatshëm ta sakrifikojë 20-vjeçarin për yllin e Serie A.

Reali e bleu Camavingan vitin e kaluar për 31 milionë euro nga Rennes dhe në sezonin e tij të parë me Los Blancos arriti ta fitojë Ligën e Kampionëve. Këtë sezon Camavinga ka luajtur 42 ndeshje dhe ka bërë vetëm 1 asistim.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik, duke shkruar se Reali synon transferimin e Dusan Vlahovic nga Juventusi dhe Los Blancos janë të gatshëm tia ofrojnë Biankonerëve kartonin e Camavingas.

Përveç Camavingas, Reali do t’ia ofrojë Juventusit edhe 20 milionë euro. Biankonerët janë të hapur për këtë operacion, pasiqë Vlahovic nuk bën pjesë në planet e Allegrit dhe Camavinga do të ishte një super përforcim për vijën e mesfushës.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here