Një tjetër kryevepër nga Marotta, Inter transferon tre yje me parametra zero.






Klubet e mëdha të Europës nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e verës.






Mes skuadrave më aktive është padyshim Interi, me drejtuesit që kanë piketuar tre super përforcime për merkaton e verës.






Për repartin e mbrojtjes, Marotta ka nisur të punojë për të siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit spanjoll, Inigo Martinez.






Martinezit i skadon kontrata me Athletic Bilbaon në qershor dhe Inter do ta transferojë me parametra zero.






Në repartin e mesfushës, Marotta synon transferimin e mesfushorit të Liverpool, Naby Keita.






Për repartin e sulmit, Marotta synon transferimin e Aubameyang nga Chelsea.






Gabonezi ka kontratë me Chelsea deri në vitin 2024, por Blutë e Londrës do ta ndërpresin bashkëpunimin gjatë kësaj vere dhe nga kjo mundësi synon të përfitojë Marotta.





