Inter sakrifikon Barella-n, Neroaxurët transferojnë dy yje për €70m

Barella bën gati valixhet, Inter transferon dy yje.

Klubet e mëdha të Europës nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e verës.

Mes skuadrave më aktive është padyshim Interi, me drejtuesit që synojnë përforcimin e skuadrës.

Nicolo Barella është lojtari më i kërkuar i Interit dhe Neroaxurët janë të gatshëm ta lënë të lirë për 80 milionë euro.

Calcio Mercato, shkruan se me paratë e arkëtuara nga shitja e Barellas, Inter do të transferojë dy yje.

Neroaxurët do të përforcojnë repartin e mbrojtjes dhe të mesfushës duke transferuar Scalvinin dhe Frattesin.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here