Napoletanët për shopping në Milano.






Skuadra e Napolit po shkëlqen këtë sezon si në Itali ashtu dhe në Europë.






Titulli kampion në Serie A është thuajse i hipotekuar, ndërkohë që edhe në Champions League, skuadra napoletane ka shkuar deri në çerekfinale.






Kanë mbetur pak më shumë se dy muaj deri në fund të sezonit, por, pavarësisht kësaj, drejtuesit e Napolit kanë filluar të punojnë për merkaton e verës.






Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Napoli synon transferimin e yllit të Interit.






Sipas Calcio Mercato, Napoli synon transferimin e Stefan De Vrij, kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit.






De Vrij ka luajtur edhe më parë nën drejtimin e Spalletit te Interi dhe holandezi është i gatshëm që të ribashkohet me italianin në Maradona Stadium.





