E bujshme: Inter transferon yllin e Napolit

Neroaxurët për shopping te Napoli.

Nga fusha në merkato, këta janë muaj shumë intensivë për Inter-in e Simone Inzaghi-t.

Merkato e verës e zikaltërve do të varet edhe nga rezultatet në fund të sezonit, por Marotta dhe Ausilio janë vënë tashmë në punë veçanërisht për sa i takon përforcimeve në mesfushë.

Marcelo Brozovic pritet të largohet nga Interi në verë dhe Neroaxurët e kanë gjetur zëvendësuesin te Napoli.

Calcio Mercato, shkruan se Inter synon transferimin e mesfushorit të Napolit, Piotr Zielinski.

Mesfushorit polak i skadon kontrata me Napolin në vitin 2024 dhe në verë do të largohet nga Maradona Stadium.

Për të siguruar shërbimet e Zielinskit, Inter do të duhet të paguaj më së paku 35 milionë euro.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here