Shkëmbim spektakolar: Dybala bëhet Neroaxur, ylli i Interit te Roma

Bomba e verës, Inter dhe Roma shkëmbejnë yjet e tyre.

Paulo Dybala, është njëri nga lojtarët më të përfolur falë sezonit mbreslënës që po bën te Roma.

Argjentinasi ka luajtur 29 ndeshje këtë sezon, ka realizuar 13 gola dhe ka bërë 8 asistime.

Dybala është i lidhur me një largim nga Roma në verë, pasiqë disa gjigant dëshirojnë shërbimet e tij.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Inter synon transferimin e Dybalas dhe Neroaxurët kanë gati madje edhe ofertën joshëse.

Sipas Calcio Mercato, Inter do t’ia ofrojë Romës kartonin e Hakan Calhanoglut në këmbim të Dybalas.

Giallorosët janë të hapur për këtë shkëmbim, pasiqë janë në kërkim të përforcimeve për vijën e mesfushës dhe Calahonglu do të ishte një super goditje.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here