Lajm bombastik, Rasmus Hojlund në verë te gjiganti italian.
Rasmus Hojlund është zbulimi i madh i Atalantës këtë sezon. Sulmuesi danez ka realizuar 19 gola në të gjitha kompeticionet këtë sezon.
Falë paraqitjeve mbreslënëse, Holjlund ka përfunduar në shënjestrën e gjigantëve italian dhe Atalanta do ta ketë të vështirë ta mbajë atë në skuadër për sezonin e ardhshëm.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Napoli synon transferimin e Hojlund në merkaton e verës.
Napoletanët e kanë piketuar danezin si zëvendësuesin ideal të Victor Osimhen, i cili pritet të largohet nga Maradona Stadium.
Napoli do të arkëtojë mbi 100 milionë euro nga shitja e Osimhen, ndërsa transferimi i Hojlund do t’i kushtojë Napoletanëve më së paku 50 milionë euro.