Marotta është gjeni: Calhanoglu largohet për €35m, zëvendësuesi vjen me kosto zero

Një tjetër kryevepër nga Marotta.

Mesfushori turk, Hakan Calhanoglu bëri bujë të madhe kur vendosi që të largohet nga Milani dhe t’i bashkohet Interit.

Calhanoglu këtë sezon ka luajtur në 36 ndeshje, ka realizuar 3 gola dhe 6 asistime.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Neroaxurët janë të gatshëm ta shesin Calhanoglun në merkaton e verës.

Calhanoglu futet në vitin e fundit të kontratës dhe për Neroaxurët merkato e verës është mundësia e fundit për të arkëtuar para nga shitja e tij.

Interesim për Calhanoglun ka shfaqur Newcastle dhe nga shitja e turkut Inter do të arkëtojë 35 milionë euro.

Marotta nga ana tjetër e ka gjetur zëvendësuesin e Calhanoglut me parametra zero.

Bëhet fjalë për mesfushorin e Real Madridit, Dani Ceballos, kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit.

Ceballos ka luajtur në 32 ndeshje këtë sezon dhe ka arritur të realizojë 1 gol dhe 6 asistime.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here