Bayern heq dorë nga blerja e tij: Joao Cancelo transferohet në Serie A

Lajm bombastik nga Italia, Joao Cancelo rikthehet në Serie A.

Mbrojtësi portugez, Joao Cancelo bëri bujë të madhe në merkaton e janarit, kur u largua nga Manchester City, pas problemve me Guardiolën.

Cancelo iu bashkua Bayernit në formë huazimi, por gjërat për portugezin nuk po ecin mirë as në Allianz Arena.

Portugezi ka luajtur vetëm 440 minuta me Bavarezët dhe drejtuesit e Bayernit nuk do ta aktivizojnë opsionin e blerjes prej 70 milionë eurove.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se nga kjo situatë kërkojnë të përfitojnë gjigantët italian.

Sipas Calcio Mercato, Inter dhe Juventus dëshirojnë shërbimet e portugezit në merkaton e verës.

Neroaxurët konsiderohen favorit, pasiqë mund ta shkëmbejnë Bastonin me Cancelon, shkruan Calcio Mercato.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here