Revolucion te Interi: Zbulohet goditja e parë e Mottas në Meazza

Zbulohet goditja e parë e Mottas si trajner i Interit.

Thiago Motta, është njëri nga trajnerët më të përfolur javët e fundit, pas zërave se do ta merr drejtimin e Interit në verë.

Motta po bën një punë të shkëlqyeshme te Bologna duke u renditur në pozitën e 8-të në Serie A, pozitë kjo e cila siguron kualifikimin në garat europiane.

Falë punës së mirë që po bën te Bologna, drejtuesit e Interit e kanë piketuar Mottan si zëvendësuesin ideal të Inzaghit.

Inzaghi do të largohet nga Interi në verë dhe Neroaxurët janë të gatshëm tia besojnë stolin Thiago Mottas.

Calcio Mercato, ka zbuluar goditjen e parë të Mottas te Interi për sezonin e ardhshëm.

Sipas Calcio Mercato, përforcimi i parë i Mottas do të jetë sulmuesi i Bolognas, Riccardo Orsolini.

Orsolini po shkëlqen këtë sezon te Bologna, duke realizuar 8 gola dhe 3 asistime në 28 ndeshje të luajtura.

Bomberi italian, ka kontratë me Bolognan deri në vitin 2024 dhe për të siguruar shërbimet e tij Inter do të paguaj 10 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here