ÇFARË TRADHËTIE: Origi transferohet te rivalët e Milanit

Divock Origi largohet nga Milani, por mbetet në Serie A.

Sulmuesi belg, Divock Origi, bëri bujë të madhe verën e shkuar kur u transferua te Milani me parametra zero.

Origi u transferua në San Siro si një përforcim i madh, por mund të konsiderohet si dështimi më i madh i Milanit ndër vite.

Belgu ka luajtur vetëm 881 minuta dhe ka arritur të realizojë 2 gola me Rosonerët. Ai nuk bën pjesë në planet e Piolit për sezonin e ardhshëm dhe drejtuesit në verë do ta nxjerrin në shitje.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik, duke shkruar se Inter synon transferimin e Origit nga Milani. Sipas Calcio Mercato, Inter synon huazimin e Origit me opsion blerjeje.

Neroaxurët e kanë piketuar Origin si zëvendësuesin e Dzekos dhe besojnë se belgu mund ta gjejë formën e duhur sezonin e ardhshëm.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here