Shkëmbim spektakolar: Fati bëhet Neroaxur, ylli i Interit te Barcelona

Bomba e verës, Barcelona dhe Inter shkëmbejnë yjet e tyre.

Inter mbrëmë triumfoi në transfertën Benfikën me rezultat 0-2 dhe Neroaxurët tashmë janë me një këmbë në gjysmëfinale.

Përveç rezultateve në fushë, zikaltrit po punojnë edhe për sezonin e ardhshëm dhe në verë priten disa ndryshime në skuadër.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Barcelona ia ka ofruar Neroaxurëve kartonin e Ansu Fati në këmbim të Marcelo Brozovic.

Brozovic ka vendosur të mos e rinovojë kontratën dhe drejtuesit e Interit janë të gatshëm ta pranojnë ofertën e Katalanasve.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here