Nuk ka më dilema: Icardi rikthehet në Serie A, zbulohet skuadra e re

Lajm i bujshëm nga Italia, Mauro Icardi rikthehet në Serie A.

Sulmuesi argjentinas, Mauro Icardi e ka gjetur formën e duhur te Galatasaray duke realizuar 10 gola dhe 7 asistime në 17 ndeshje të luajtura.

Icardi është i huazuar te Galatasaray deri në fund të sezonit, por falë paraqitjeve të mira nuk do të qëndrojë shumë gjatë në kampionatin turk.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Icardi në verë do të rikthehet në Serie A, pasiqë gjiganti italian synon transferimin e 29-vjeçarit.

Sipas Calcio Mercato, Roma e ka piketuar Icardin si zëvendësuesin e Abraham, i cili pritet të largohet nga Olimpico.

Giallorosët do të hidhen në sulm për të siguruar shërbimet e Icardit dhe për kartonin e argjentinasit janë të gatshëm të shpenzojnë 20 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here