Oferta prej 85 milionë eurove ka arritur, Maignan largohet nga Milani.
Milan mbrëmë siguroi kualifikimin në gjysmëfinale pasi arriti ta eleminojë Napolin me rezultat të përgjithshëm 2-1.
Heroi i Rosonerëve në të dyja ndeshjet ishte Mike Maignan, i cili mbrëmë e priti penalltinë Kvaratskhelia.
Falë paraqitjeve mbreslënëse, Maignan ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve europian dhe Milan vështirë se do të mund ta mbajë francezin në skuadër sezonin e ardhshëm.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Manchester United synon transferimin e Maignan në merkaton e verës dhe Djajtë e Kuq janë të gatshëm t’ia ofrojnë Milanit 85 milionë euro.
Rosonerët janë të hapur ta shesin Maignan për një shifër të tillë dhe bisedimet me Djajtë e Kuq do të fillojnë në verë.