Barcelona dhe Inter kanë gati shkëmbimin spektakolar.
Marcelo Brozovic, është njëri nga lojtarët më të përfolur te Interi, pas zërave për largimin e tij nga Meazza në fund të sezonit.
Drejtuesit zi kaltër janë të hapur për shitjen e mesfushorit kroat dhe disa skuadra kanë shfaqur interesim për shërbimet e 30-vjeçarit.
Mediat spanjolle, kanë lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Barcelona ka gati ofertën joshëse për Interin.
Blaugranët janë të gatshëm tia ofrojnë Interit kartonin e Ferran Torres në këmbim të Brozovic.
Te Inter janë të hapur për këtë shkëmbim dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.