E bujshme: Allegri merr drejtimin e rivalëve të Juventusit

Lajm i bujshëm nga Italia, Allegri largohet nga Juventusi, por mbetet në Serie A.

Massimiliano Allegri është njëri nga trajnerët më të përfolur javët e fundit, pasiqë është i lidhur me një largim nga Juventusi në verë.

Tuttosport, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Allegri mund të mbetet në Serie A edhe nëse shkarkohet nga Juventusi, pasiqë ka përfunduar në orbitën e një tjetri gjigant italian.

Sipas Tuttsport, Napoli e ka piketuar Allegrin si zëvendësues potencial të Luciano Spallettit, i cili mund të largohet nga Maradona Stadium edhe përkundër titullit të fituar.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here