Bisedimet kanë filluar: Mateo Retegui transferohet te gjiganti italian

Sulmuesi italian Mateo Retegui, që një muaj më parë debutoi me kombëtaren “azzurre” (2 gola në dy ndeshje) do të jetë një nga emrat më të përfolur të merkatos së verës.

Italo-argjentinasi luan në Amerikën Latine me Tigre, por kartoni i tij është në pronësi të Boca Juniors.

Sipas “Gazzetta Dello Sport” ai ka mjaft admirues në Serie A, por në “pole” për të siguruar shërbimet e 23-vjeçarit duket ekipi i Inter.

Drejtuesit e klubit zikaltër janë duke biseduar si me kolegët e tyre të Tigre ashtu dhe ata të Boca, për të siguruar transferimin e lojtarit në Itali.

Kostoja e lojtarit varion në 25-30 milionë euro, një shumë që Inter është gati ta paguajë plotësisht.

Gjithsesi, për ziklatërit s’ka për të qenë e lehtë, pasi në garë është edhe Lazio, që gjithashtu është interesuar për Mateo Retegui, e ardhmja e të cilit duket se do të jetë Serie A.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here