E bujshme: Di Maria transferohet te rivalët e Juventusit

Lajm i bujshëm nga Italia, Di Maria largohet nga Juventusi, por jo nga Serie A.

Sulmuesi argjentinas, Angel Di Maria, verën e kaluar iu bashkua Juventusit me parametra zero, por në fund të sezonit mund të largohet nga Zonja e Vjetër.

Di Maria ka luajtur 32 ndeshje këtë sezon, ka realizuar 8 gola dhe 7 asistime, por ende nuk ka asnjë marrëveshja për rinovimin e kontratës.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Di Maria në verë do të largohet nga Juventusi, por do të mbetet në Serie A.

Sipas Calcio Mercato, Inter synon transferimin e argjentinasit në verë me parametra zero.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here