Juventus mbetet duarbosh: Milan transferon yllin e La Liga-s

Po shkëlqen këtë sezon, Milan transferon yllin e La Liga-s

Klubet e mëdha të Europës nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e verës.

Mes skuadrave më aktive është padyshim Milani, me drejtuesit që kanë piketuar një super përforcim nga La Liga.

Sky Sport, shkruan se Milan është përfshirë në garë për mbrojtësin e djathtë të Real Valladolid, Ivan Fresneda.

Fresneda po shkëlqen me Real Valladolid këtë sezon dhe falë paraqitjeve të mira ka përfunduar në orbitën e gjigantëve si Juventus, Arsenal, Newcastle dhe Borussia Dortmund.

Sipas Sky Sport, Rosonerët janë përfshirë në garë për Fresnedan dhe madje synojnë që së shpejti të arrijnë marrëveshje me Real Valladolid.

Fresneda ka kontratë deri në vitin 2025 dhe për kartonin e tij Milan do të paguaj më së paku 10 milionë euro.

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here