Marrëveshja është arritur, Inter siguron përforcimin e parë për sezonin e ardhshëm.
I riu kanadez, Tajon Buchanan, është vetëm një hap kalimit tek Interi. Marrëveshja midis klubeve është arritur për shifrën e 15 milionë eurove.
Pavarësisht sezonit me ulje-ngritje, duket se drejtuesit po mendojnë për merkaton hyrëse.
Synimi i klubit do të jetë nënshkrimi me talentët e rinj dhe Buchanan është një prej tyre.
Kanadezi ka qenë një dëshirë e vjetër e Marottas, por Interi ka pasur konkurrencë dhe nga Atletico e Madridit.
Sipas medieve belge, beteja ka përfunduar dhe Interi tani duhet të kryejë aktin final: të paguajë 15 milionë euro në arkat e Club Brugge.