E bujshme: Aubameyang transferohet te gjiganti italian

Lajm i bujshëm nga Italia, Aubameyang transferohet në Serie A.

Sulmuesi gabonez, Aubameyang verën e kaluar u transferua nga Barcelona te Chelsea për shifrën e 12 milionë eurove.

Aubameyang nuk e ka nisur mirë aventurën te Chelsea dhe këtë sezon ka luajtur vetëm 924′ minuta me Blutë e Londrës.

Gabonezi ka realizuar 3 gola në 21 ndeshje të luajtura dhe në fund të sezonit do të largohet nga Stamford Bridge.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Aubameyang do të rikthehet në Serie A, pasiqë gjiganti italian synon transferimin e tij në verë.

Neroaxurët e kanë piketuar Aubameyang si një përforcim ideal për vijën e sulmit dhe për momentin janë në pole position për të siguruar shërbimet e 33-vjeçarit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here