Shkëmbim spektakolar: Renato Sanches te gjiganti italian

Shkëmbim spektakolar, Renato Sanches transferohet në Serie A.

Mesfushori portugez, Renato Sanches, ishte njëri nga lojtarët më të pëfolur merkaton e verës së shkuar.

Sanches ishte i lidhur me një transferim te Milani, por në fund zgjodhi ta vazhdojë karrierën te PSG.

Por aventura me Parisienët nuk ka shkuar ashtu siç ka dëshiruar portugezi, pasiqë këtë sezon ka luajtur vetëm 736 minuta.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se PSG ia ka ofruar Interit kartonin e Sanches në këmbim të Marcelo Brozovic.

Brozovic në verë do të largohet nga Interi, pasiqë kontrata me Neroaxurët i skadon në vitin 2024 dhe drejtuesit zi-kaltër janë të hapur për këtë operacion.

Sanches do të ishte zëvendësuesi ideal i kroatit dhe te Interi janë të gatshëm ta pranojnë ofertën e PSG, shkruan Calcio Mercato.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here