Lajm i bujshëm, sheikët arab blejnë gjigantin italian.
Sipas raportimeve të fundit, fondi nga Arabia Saudite, që është pronar i ekipit të Premier League, Newcastle United, tanimë ka kthyer vëmendjen kah Serie A.
Fondi arab e bleu Newcastle në tetor të vitit 2021 dhe këtë sezon Magpies janë pranë kualifikimit në Ligën e Kampionëve.
Pas suksesit me Newcastle, fondi arab synon të investojë në Serie A dhe sheikët kanë gati ofertën prej 1 miliardë eurove.
Sipas Corriere dello Sport, fondi arab synon ta blejë Romën për 1 miliardë euro dhe madje ia kanë prezantuar ofertën fondit amerikan Friedkin.
Friedkin pritet ta pranojë ofertën dhe te Roma do të fillojë një epokë e re. Jose Mourinho do të mund të transferojë cilin do lojtarë që do ta kërkojë dhe Roma do të jetë pretendent për Scudetto.