Charles De Ketelaere largohet nga Milani, por mbetet në Serie A.
Mesfushori belg, Charles De Ketelare bëri bujë të madhe verën e shkuar kur u transferua nga Club Brugge te Milani për 32 milionë euro.
Por belgu nuk e ka nisur mirë aventurën me Rosonerët, pasiqë në 37 ndeshje të luajtura ka bërë vetëm një asistim.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Milan ka gjetur përforcimin ideal për vijën e mesfushës dhe Rosonerët janë të gatshëm ta huazojnë De Ketelaeren.
Sipas Calcio Mercato, Milan do ta huazojë De Ketelaeren te Empoli, ndërsa në këmbim Rosonerët do ta transferojnë Tommaso Baldanzin.
Baldanzi po shkëlqen me Empolin këtë sezon duke realizuar 4 gola në 25 ndeshje të luajtura dhe për kartonin e tij Milan do të paguaj 15 milionë euro.