Lukaku bën gati valixhet: Inter transferon sulmuesin 60 milionësh

Pas shumë muajsh pritjeje, Romelu Lukaku më në fund duket se i është rikthyer versionit të tij më të mirë.

Në muajin e fundit, qendërsulmuesi belg është kthyer të tregojë atë fuqinë e tij që i kishte lënë përshtypje të gjithëve në dy vitet e para te zikaltrit, mbi të gjitha duke zbuluar përsëri nuhatjen me golin.

Një rritje që nuk ka shërbyer – deri tani – për të përmbysur hierarkitë e sulmit. Mbrëmjen e së mërkurës, në të parën nga dy ndeshjet gjysmëfinale të Champions League kundër Milan-it, qendërsulmuesi belg me shumë gjasa do ta nisë sfidën nga stoli.

Përpara, pasi pushuan kundër Roma-s në javën e fundit të kampionatit, Lautaro Martinez dhe Edin Dzeko duhet të jenë titullarët.

Duke u kthyer te Big-Rom, megjithatë, e ardhmja e tij gjithashtu mbetet e paqartë. Deri më sot, e vetmja siguri është se Romelu Lukaku do të kthehet nga huazimi te Chelsea më 30 qershor, duke pritur për të zbuluar se sa i fortë do të jetë vullneti i Interit për ta rikthyer atë në Milano dhe – nëse po – me çfarë kushtesh ekonomike.

Ndërkohë, nëse belgu nuk do të kthehet në Milano nga Marotta dhe Ausilio, pasardhësi i tij te zikaltrit mund të merret nga Premier League. Pas një sezoni të parë zhgënjyes me Tottenhamin, Richarlison mund të bëhet objektivi i madh i verës së Inter-it.

Sipas Fichajes.net, interesi i zikaltërve për brazilianin kryqëzohet në mënyrë të përkryer me dyshimet e ushqyera nga vetë klubi për ecurinë e Romelu Lukaku-t në vitin e fundit gjatë huazimit të tij.

Richarlison konsiderohet padyshim ndër talentet më të mirë në Premier League, gjithashtu protagonist i një pjese të parë të Botërorit me fanellën e Brazilit.

Megjithatë, sezoni në Londër nuk shkoi ashtu siç do ta kishte imagjinuar vetë futbollisti në fillim të aventurës. Marrëdhënia problematike e krijuar me Antonio Conte-n, në fakt, e ka lënë atë gjatë muajve gjithnjë e më jashtë planeve të Tottenham-it.

Dhe paraqitjet e tij, si dhe koha e tij e lojës në fushë, nuk pasqyruan në përgjithësi rreth 60 milionët e shpenzuara nga ‘Spurs’ për kartonin e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here