Shkëlqeu në Botëror: Dominik Livakovic transferohet në Serie A

Dominik Livakovic te gjiganti italian.

Portieri i Dinamo Zagreb, Dominik Livakovic, ishte heroi i Kroacisë në Botëror. Livakovic priti tre penallti ndaj Japonisë dhe një penallti ndaj Brazilit.

Falë paraqitjeve mbreslënëse në Katar, Livakovic ka përfunduar në shënjestrën e gjigantëve europian, ndërsa sipas raportimeve të fundit kroati do ta vazhdojë karrierën në Itali.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Livakovic në verë do të transferohet te Interi.

Neroaxurët e kanë piketuar portierin kroat si zëvendësuesin ideal të Andre Onana, i cili pritet të largohet në verë nga Meazza.

Inter do të arkëtojë më së paku 40 milionë euro nga shitja e Onana, ndërsa transferimi i Livakovic do ti kushtojë Neroaxurëve 10-15 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here