Hakmarrje për disfatën: Milan rrëmben transferimin e Interit

Inter mbetet duarbosh, Milan rrëmben transferimin e Neroaxurëve.

Milan u mposht nga Interi me rezultat 0-2 në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Champions League.

Rosonerët do të kenë një mision të vështirë për të përmbysur avantazhin e Neroaxurëve prej 2 golave, por në kampin e Piolit besojnë te finalja e madhe pasiqë Rafael Leao do të luaj në ndeshjen e kthimit.

Përveç rivalitetit në fushë, Milan dhe Inter duelojnë shpeshherë edhe në merkato.

Sipas raportimeve të fundit, Milan është përfshirë në garë për qendërsulmuesin e Eintracht Frankfurt, Evan Ndicka.

Ndicka është në shënjestrën e Interit për një kohë të gjatë, por Rosonerët janë të gatshëm ti ofrojnë pagë më të lartë.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here