Shkëmbim spektakolar: Bastoni në Etihad, ylli i Cityt te Interi

Bomba e verës, Inter dhe Manchester City shkëmbejnë yjet e tyre.

Inter dhe Manchester City mund të përballen në finalen e Champions League e cila do të zhvillohet me 10 qershor.

Neroaxurët e mposhtën Milanin me rezultat 2-0 në ndeshjen e parë dhe janë shumë pranë kualifikimit në finale.

City barazoi me Realin 1-1 në ndeshjen e parë dhe kualifikimi do të vendoset në ndeshjen e kthimit.

Përveç rezultateve në fushë, klubet po punojnë edhe për sezonin e ardhshëm dhe sipas raportimeve të fundit Inter dhe City mund të shkëmbejnë yjet e tyre në merkaton e verës.

Sipas Calcio Mercato, City synon transferimin e Alessandro Bastonit në merkaton e verës dhe Citizens kanë gati ofertën joshëse për Neroaxurët.

Citizens janë të gatshëm t’ia ofrojnë Interit kartonin e Joao Cancelos në këmbim të Bastonit.

Te Inter rinovimi i kontratës së Bastonit është prioritet, por në rast se marrëveshja nuk arrihet, Neroaxurët janë të gatshëm ta pranojnë ofertën e Cityt.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here