Revolucion te Milani, Rosonerët transferojnë yllin e Bayer Leverkusen.
Klubet e mëdha të Europës nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e verës.
Mes skuadrave më aktive është padyshim Milani, me drejtuesit që kanë piketuar përforcimin e parë për merkaton e verës.
Calcio Mercato, shkruan se Milan synon transferimin e mesfushorit të Bayer Leverkusen, Exequiel Palacios.
Palacios është mesfushor defanziv dhe këtë sezon ka realizuar 5 gola dhe 2 asistime në 35 ndeshje të luajtura.
Argjentinasit i skadon kontrata me Bayer në vitin 2025 dhe Rosonerët janë të gatshëm të ofrojnë 20 milionë për kartonin e tij.