Lajm i bujshëm nga Italia, Stefano Pioli largohet nga Milani.
Milan mbrëmë u mposht nga Interi me rezultat 1-0 në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales dhe rrugëtimit të Rosonerëve në Champions i erdhi fundi.
Përveç eleminimit të mbrëmshëm, Milan rrezikon të mbetet pa Champions edhe sezonin e ardhshëm, pasiqë në Serie A renditen në pozitën e 5-të me 4 pikë më pak se Lazio.
Mediat italiane, kanë lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Milan do ta shkarkojë Piolin në rast se nuk kualifikohen në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Rosonerët madje kanë gjetur trajnerin e ri dhe bëhet fjalë për Antonio Conten.
Conte është i lidhur me një rikthim në Serie A dhe për momentin është kandidati kryesorë për të drejtuar Milanin sezonin e ardhshëm.