Tërmet te Milani: Shkarkohet Pioli, zbulohet trajneri i ri

Lajm i bujshëm nga Italia, Stefano Pioli largohet nga Milani.

Milan mbrëmë  u mposht nga Interi me rezultat 1-0 në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales dhe rrugëtimit të Rosonerëve në Champions i erdhi fundi.

Përveç eleminimit të mbrëmshëm, Milan rrezikon të mbetet pa Champions edhe sezonin e ardhshëm, pasiqë në Serie A renditen në pozitën e 5-të me 4 pikë më pak se Lazio.

Mediat italiane, kanë lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Milan do ta shkarkojë Piolin në rast se nuk kualifikohen në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Rosonerët madje kanë gjetur trajnerin e ri dhe bëhet fjalë për Antonio Conten.

Conte është i lidhur me një rikthim në Serie A dhe për momentin është kandidati kryesorë për të drejtuar Milanin sezonin e ardhshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here