Rrënqethëse: Festa e çmendur e Materazzi dhe Sneijder mes ultrasve zikaltër pas golit (VIDEO)

Nuk ka dyshim se Marco Materazzi mbetet një tifoz i vendosur i Interit, edhe pas shumë vitesh “pensionim” nga futbolli.

Por, padyshim, zikaltër ka mbetur në zemër edhe Wesley Sneijder, ai që, ndryshe nga Matrix, qëndroi në Milano disa vite më pak, por duke hyrë në historinë e klubit nga dera e përparme.

Dhe ja ku janë sërish, Materazzi dhe Sneijder, Sneijder dhe Materazzi. Për një mbrëmje ata ishin fansa mes fansave. Ish-mbrojtësi dhe ish-mesfushori sulmues ndoqën së bashku ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Milanit, por jo në tribunat e “San Siros”. Ata u gjendën në sektorin e “Curva Nord” të Interit, sektori më i nxehtë për tifozët zikaltër.

Për më tepër, prania e vetë Materazzit aty ishte paralajmëruar në orët para derbit. Me të u shfaq edhe Sneijder, një tjetër nga heronjtë e tripletës historike të fituar nga Interi më 2010, nën drejtimin e José Mourinhos.

Të dy u gjurmuan nga kamerat, siç shihet edhe në videon e ‘Sportmediaset’, pas golit vendimtar të shënuar 15 minuta nga fundi i lojës, shënuar prej Lautaro Martinez. Ngazëllim i shfrenuar, gëzim i pamasë i atyre që kanë parë trashëgimtarët e tyre në fushë të arrijnë një finale tjetër të Champions League 13 vite pas natës historike në “Santiago Bernabeu”.

“Nga ‘Curva’ dukesh edhe më bukur, – ka shkruar Materazzi në Instagram, pas ndeshjes. – Shkojmë në Stamboll”. “Nuk kisha dyshime se do të shkonim në finale, – tha Materazzi për “Inter TV”. – Interi ishte më i mirë dhe e meritoi. Tani vjen pjesa argëtuese. Në finale do të duhet të luajmë ndeshjen perfekte dhe të përfitojmë nga mundësitë e pakta. Kemi arritur finalen, që deri vonë ishte vetëm një ëndërr”.

Sneijder, nga ana tjetër, postoi disa ‘histori’ para ndeshjes me imazhe të tifozëve zikaltër dhe një mbishkrim elokuent: “Forza Inter”. Sepse, po, një ekip mund të qëndrojë në zemrën tënde edhe nëse luan vetëm dy vite e gjysmë për të.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here