BOMBA E VERËS: Granit Xhaka transferohet te gjiganti italian

Lajm bombastik nga Italia, Granit Xhaka në Serie A.

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka do të largohet nga Emirates pas përfundimit të sezonit, pas dështimit për ta fituar Premier League.

Xhaka ka shkëlqyer me Topçinjtë këtë sezon duke realizuar 7 gola dhe 7 asistime në 45 ndeshje të luajtura.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Xhaka karrierën do ta vazhdojë në Serie A, pasiqë gjiganti italian është përfshirë në garë për 30-vjeçarin.

Sipas Calcio Mercato, Milan synon transferimin e Xhakës në merkaton e verës dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.

Xhaka ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2024 dhe për kartonin e tij Milan do të paguaj 15 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here