BOMBA E VERËS: Di Maria transferohet te rivalët e Juventusit

Lajm i bujshëm nga Italia, Di Maria largohet nga Juventusi, por mbetet në Serie A.

Sulmuesi argjentinas, Angel Di Maria, verën e kaluar iu bashkua Juventusit me parametra zero, por në fund të sezonit mund të largohet nga Zonja e Vjetër.

Di Maria ka luajtur 38 ndeshje këtë sezon, ka realizuar 8 gola dhe 7 asistime, por bisedimet për rinovimin e kontratës janë ndërprerë dhe argjentinasi do të largohet nga Zonja e Vjetër.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Di Maria mund të transferohet te rivalët e Juventusit.

Sipas Calcio Mercato, Inter synon transferimin e Angel Di Marias me parametra zero dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here