Shkëmbim spektakolar: Brahim Diaz te rivalët e Milanit

Brahim Diaz largohet nga Milani, por mbetet në Serie A.

Mesfushori i Realit i huazuar te Milani, Brahim Diaz po shkëlqen me Rosonerët këtë sezon duke realizuar 7 gola dhe 6 asistime.

Milani nuk ka opsion për ta blerë kartonin e spanjollit dhe në verë Diaz do të rikthehet te Reali.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Reali do ta sakrifikojë Diaz për yllin e Serie A.

Sipas Calcio Mercato, Reali do tia ofrojë Juventusit kartonin e Diaz dhe 50 milionë euro në këmbim të Dusan Vlahovic.

Biankonerët janë të hapur për këtë operacion dhe bisedimet pritet të fillojnë pas përfundimit të sezonit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here