E bujshme: Mancini braktis kombëtaren dhe merr drejtimin e gjigantit të Serie A

Lajm i bujshëm nga Italia, Roberto Mancini rikthehet në Serie A.

Përveç ndryshimeve në skuadër, klubet e Serie A në verë do të kenë ndryshime edhe në stol.

Milan, Juventus, Inter, Napoli dhe Roma, mund të ndryshojnë trajner gjatë kësaj vere dhe sipas raportimeve të fundit Mancini është kandidati kryesorë për ta drejtuar njërin prej gjigantëve italian.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Roberto Mancini është në pole position për ta marrë drejtimin e Napolit.

Luciano Spalletti do të largohet nga Maradona Stadium pas përfundimit të sezonit dhe De Laurentiis dëshiron tia besojë stolin Mancinit.

Mancini është i gatshëm ta brakit kombëtaren e Axurëve dhe ta merr drejtimin e Napoletanëve.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here