Zbulohet goditja e parë e Igor Tudor te Juventusi.
Trajneri i Marseille, Igor Tudor është njëri nga trajnerët më të përfolur ditët e fundit në mediat sportive.
Tudor është i lidhur me një rikthim te Zonja e Vjetër, pasiqë Juventus e ka piketuar kroatin si zëvendësuesin e Allegrit.
Calcio Mercato, shkruan se në verë te Juventusi pritet një revolucion i vërtetë dhe madje është zbuluar edhe goditja e parë e Tudor për merkaton e verës.
Sipas Calcio Mercato, përforcimi i parë i Igor Tudor te Juventusi do të jetë sulmuesi i Marseille, Alexis Sanchez.
Sanchez e ka gjetur formën e duhur te Marseille duke realizuar 18 gola dhe 3 asistime në 42 ndeshje të luajtura këtë sezon.
Kilianit i skadon kontrata me Marseille në qershor dhe te Juventus do të transferohet me parametra zero.