Brozovic largohet për €30m, në vend të tij vjen ylli 50 milionësh me kosto zero

Një tjetër kryevepër nga Marotta.

Mesfushori kroati, Marcelo Brozovic është njëri nga lojtarët më të përfolur te Interi, pasiqë në verë pritet të largohet nga Meazza.

Brozovic u transferua te Interi në vitin 2016 nga Dinamo Zagreb për 18 milionë euro dhe dëshiron të ndryshojë ambient pas 7 sezoneve me fanellën e Neroaxurëve.

Interesimi për shërbimet e Brozovic është i madh dhe Inter do të arkëtojë 30 milionë euro nga shitja e tij.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Marotta e ka gjetur zëvendësuesin e Brozovic.

Sipas Calcio Mercato, Inter ka nisur bisedimet me agjentin e mesfushorit belg, Youri Tielemans.

Belgut i skadon kontrata me Leicester në qershor dhe Inter synon ta rrëmbejë atë me kosto zero para skuadrave tjera.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here