Milan apo Inter? – Firmino ka bërë zgjedhjen e tij!

Roberto Firmino ka bërë zgjedhjen e tij!

Sulmuesi brazilian, Roberto Firmino ka vendosur të largohet nga Liverpooli pas 8 viteve me fanellën e Reds.

Firmino ka luajtur 34 ndeshje këtë sezon duke realizuar 12 gola dhe 5 asistime, ndërsa kontrata i skadon në qershor.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Roberto Firmino karrierën do ta vazhdojë në Serie A dhe braziliani tashmë ka vendosur se te cila skuadër do të transferohet.

Interesim për Firminon kanë shfaqur Inter, Milan dhe Juventus, por sipas Calcio Mercato, 31-vjeçari ka vendosur që të transferohet te Rosonerët.

Bisedimet me drejtuesit e Milanit kanë filluar dhe marrëveshja pritet të arrihet së shpejti.

Firmino ka zgjedhur Milanin, pasiqë te Rosonerët do të jetë titullar i padiskutueshëm.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here