Shkëmbim spektakolar: Lukaku te rivalët e Interit

Lukaku largohet nga Interi, por mbetet në Serie A.

Romelu Lukaku e ka gjetur formën e duhur tek Interi duke realizuar 7 gola dhe 4 asistime në 10 ndeshjet e fundit.

Belgu dëshiron ta vazhdojë karrierën te Interi, por Neroaxurët nuk janë të gatshëm të shpenzojnë 50 milionë euro për ta blerë kartonin.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Lukaku mund të transferohet te rivalët e Interit, falë një shkëmbimi spektakolar.

Sipas Calcio Mercato, Chelsea është e gatshme tia ofrojë Napolit kartonin e Lukakut dhe 100 milionë euro në këmbim të Osimhen.

Calcio Mercato, shkruan se De Laurentiis vështirë se do ta refuzojë një ofertë të tillë dhe Lukaku sipas të gjitha gjasave në verë do ta vesh fanellën e Napolit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here