Shkëmbimi i merkatos së verës: Sadio Mane transferohet te gjiganti italian

Bomba e verës, Sadio Mane transferohet në Serie A.

Sadio Mane është njëri nga lojtarët më të përfolur javët e fundit, pasiqë është i lidhur me një largim nga Bayerni.

Mane u transferua te Bayerni verën e shkuar, por pritet të largohet nga Allianz Arena pas vetëm një sezoni me fanellën e Bavarezëve.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Bayerni do ta sakrifikojë Mane për yllin e Serie A.

Sipas Calcio Mercato, Bavarezët janë të gatshëm tia ofrojnë Juventusit kartonin e Mane në këmbim të Dusan Vlahovic.

Bayerni është në kërkim të një qendërsulmuesi dhe drejtuesit e kanë piketuar Vlahovic si përforcimin ideal.

Biankonerët janë të hapur për këtë operacion dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here