Bomba e verës: Ivan Perisic rikthehet në Serie A

Lajm i bujshëm nga Italia, Ivan Perisic rikthehet në Serie A.

Sulmuesi kroat, Ivan Perisic, mund të largohet nga Tottenham pas vetëm një sezoni me fanellën e Spurs.

Perisic u largua nga Interi me parametra zero për t’iu bashkuar Contes te Tottenham, por pas shkarkimit të italianit, kroati dëshiron largimin nga Spurs.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Perisic dëshiron të rikthehet te Interi.

Sipas Calcio Mercato, Neroaxurët janë të hapur për rikthimin e Perisic dhe bisedimet me Tottenham pritet të fillojnë pas përfundimit të sezonit.

Perisic ka kontratë me Spurs deri në vitin 2024 dhe Neroaxurët do të ofrojnë 5 milionë euro për kartonin e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here